Kërkohet ndihma e qytetarëve për të shpëtuar dhe për të restauruar shtëpinë e Gjergj Fishtës nga rrënimi
Shtëpia e At Gjergj Fishtës është shkatërruar totalisht. Të vetmet objekte personale të poetit që kanë mbijetuar janë dëmtuar nga lagështira. Ndërkohë që deri më tani nuk është dhënë asnjë fond nga qeveria për riparimin e ndërtesës. Për riparimin e kësaj ndërtese shteti nuk ka dhënë asnjëherë para.Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka ndërmarrë një nismë për mbledhjen e fondeve për të shpëtuar nga rrënimi shtëpinë e poetit kombëtar Gjergj Fishta. Forumi i drejtohet të gjithë qytetarëve të ofrojnë fonde duke njoftuar se: “Për ketë do të formohet një komitet i përkohshëm vullnetarësh në çdo qytet të Shqipërisë i cili do të mundësojë mbledhjen e të hollave në çdo biznes a familje.
“Duke parë me trishtim shurdhërinë, injorancën dhe cinizmin e paprecedent të Ministrisë së Kulturës në qeverinë Rama, “Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë” ka vendosur që në këtë përvjetor të lindjes së Poetit Kombëtar GJERGJ FISHTA ti drejtohet qytetarëve për të kontribuar në restaurimin e godinës ku punoi kolosi (ose në rindërtimin e shtëpisë së tij, në truallin dhe mbi themelet ekzistuese – shif fotot). Për ketë do të formohet një komitet i përkohshëm vullnetarësh në çdo qytet të Shqipërisë i cili do të mundësojë mbledhjen e të hollave në çdo biznes a familje. Projekti dhe Preventivi do te jene transparente për qytetarët. Gjithashtu do të hapet një sit i veçantë në internet ku do të behet i ditur nr. llogarisë bankare, garantuar nga noter i specializuar, si dhe do të paraqiten e mbahen të përditësuara emrat e kontribuesve (duke filluar nga 1 mije lekë të reja e sipër). Për kë dëshiron, anonimati është i garantuar. Atdheu është i të gjithëve! Ne nuk do të lejojme më që një Ministri drejtuar nga të dehur prej pushtetit të penalizojnë ndjesitë e popullit të madh pro-fishtjan dhe aspiratën e njerëzve të lirë, qofshin ata të pasur apo të vobegët, për të nderuar përjetësisht e me dinjitet POETIN”, kanë shkruar nëpërmjet një njoftimi Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.