Një godinë katërkatëshe u shemb me tritol në qendër të Belshit. Shembja u bë nga IKMT për t’i hapur rrugë rikualifikimit urban të qendrës.
Por shpërthimi i kontrolluar i doli jashtë kontrollit IKMT –së. Ajo kishte vendosur 12 kg ekspoziv. Shpërthimi dëmtoi xhamat e disa banesave.