Moldavia në udhëkryqin midis Rusisë dhe BE-së

0
175

Moldavia i është drejtuar sot zgjedhjeve presidenciale, që mund të sjellin në pushtet kandidatin socialist pro-rus, pas demaskimit të skandalit korruptiv miliarda dollarësh, që ka zbehur besimin tek politikanët që favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me perëndimin.

Ish-republika sovjetike u zhyt në trazira gjatë vitit 2015, në vazhdën e publikimit të një mashtrimi bankar, që nxiti protesta masive dhe shkaktoi pezullimin e ndihmave nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Europian.

Ish-kryeministri Vlad Filat, një prej 5 kryeministrave në harkun kohor të 3 viteve, i përfshirë në këtë skandal, u arrestua në parlament, ndërkohë që shumë moldavë besojnë se të tjerë anëtarë të elitës pro-evropiane janë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.

Socialisti Igor Dodon, i cili kërkon ta drejtojë kursin e vendit larg integrimit europian, udhëheq sondazhet, por mund t’i duhet të përballet me një balotazh në 13 nëntor. Sfiduesja e tij më e afërt, është kandidatja pro-evropiane Maia Sandu, një ish-ekonomiste e Bankës Botërore dhe ministre e edukimit, e cila ka folur për rreziqet me të cilat Moldavia mund të përballet, në rast se vendi bie sërish në orbitën e Moskës.

Në rast fitoreje, Dodon do të mbajë një referendum për çliruar vendin nga marrëveshjet politike dhe tregtare të nënshkruara me Bashkimin Europian në 2014.

Ai gjithashtu do të kërkojë që vendi të anëtarësohet në Unionin Doganor Euro-aziatik të dominuar nga Moska. Ndërkohë, kandidati i Partisë Demokratike, Marian Lupu, u tërhoq nga gara të mërkurën, një lëvizje taktike, sipas tij, për të nxitur shanset që Moldavia të qëndrojë në rrugën e saj pro-evropiane.

Por, kandidatja Sandu e konsideroi këtë akt, një dredhi për t’i dhënë më shumë hapësira fitores së Dodon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here