Një ngjarje aspak e këndshme është filmuar sot para ndeshjes Partizani-Skënderbeu.Një grup i tifozerisë së Partizanit i ka zënë pritë një autobusi, ku ndodheshin tifozë të Skënderbeut.
Ata e kanë ndaluar autobusin duke i zënë rrugën dhe kanë filluar ta godasin atë me gurë e sende të forta. Në video duket momenti kur grupi u bën thirrje tifozëve korçarë që të dalin dhe të përballen me ta.
Fatkeqësisht raste të tilla janë të shpeshta në futbollin shqiptar, ku tifozët ngatërrojnë konceptin e sportit me atë të dhunës.