Në një ritëm të lartë është mbyllur pjesa e parë e super ndeshjes Partizani-Skënderbeu. Ndeshja që po luhet në “Elbasan Arena” ka prodhuar një lojë me shumë raste për Partizanin por ka munguar goli.
Të kuqtë i janë afruar golit me disa raste me ganezin Ekuban por topi nuk ka shkuar në asnjë moment në rrjetë.
Nga ana tjetër edhe Skënderbeu ka pasur disa raste por ka munguar finalizimi i saktë. Në 45 minutat e para Partizani ka qenë më kërkues në drejtim të golit dhe ka zhvilluar një lojë sulmuese.