Numri i të adoleshenteve 15-16 vjeç, që provojnë drogën është gjithmonë e në rritje. Instituti i Shëndetit Publik me anë të studimit të fundit të kryer përgjatë 2015, ka nxjerr në pah se 3.5% e të rinjve kanë provuar edhe kokainë.
Përdorimi i duhanit sipas studimit ka pësuar rënie në mesin e adoleshentëve, por konsumimi i alkoolit mbi normat e lejuar është një tjetër kënaqësi e tyre.
Pavarësisht shifrave të larta, ekspertët e institutit të shëndetit publik, venë në pah se adoleshentët shqiptarë janë shumë të pakët në numër krahasuar me të rinjtë të Evropë.