Një tjetër tërmet ka goditur Italinë qëndrore mëngjesin e sotëm. Lëkundjet me manjitutë 6.5 e patën epiqendrën mes rajoneve Umbria e Marche. Dhjetëra ndërtesa raportohet të jenë shembur. Mes tyre edhe katedralia e Norcia-s. Të dhënat e Mbrojtjes Civile nuk flasin deri tani për viktima, por vetëm për ndërtesa të shumta të shembura përtokë. Në Romë, autoritetet mbyllën metronë.