Një grabitje me armë dhe maska ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Burime nga policia thanë se rreth orës 03:00, policia ka marrë njoftimin se në fshatin Lumalas, Korçë, ne banesën e shtetasit I. Sh., 60 vjeç, kanë hyrë 3 persona të maskuar.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se autorët kanë hyrë në dhomën e gjumit dhe nën presionin e armës kanë mundur të marrin ne dy kasaforta një shumë parash.
Shtetasi I. Sh., ka një aktivitet privat në fushën e tregëtisë.
Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, në banesë ndodheshin vetëm çifti i bashkëshortëve.
Lidhur me ngjarjen, grupi hetimor po kryen verifikimet përkatëse, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.