Balla flet për aleancën me LSI dhe ribashkimin e saj me PD

0
224

Nënkryetari i  PS, Taulant Balla ka folur para mediave në lidhje me koalicionin qeveritar PS-LSI, ndërsa theksoi se kjo aleancë do të vazhdojë, duke çuar në fitore të zgjedhjeve parlamentare 2017. Në një prononcim për gazetarët para Kryesisë së Kuvendit, Balla pohoi se nuk ka gjasa për një ‘rimartim’ LSI-PD.

Balla u pyet edhe se çfarë mendimi ndan ai për partinë e re të Ben Blushit, ish-kolegut të tij në PS. Ligjvënësi i majtë nuk ka dashur të komentojë asgjë, duke refuzuar të përgjigjet rreth partisë “Lista e Barabartë”, me akronimin ‘Libra’, e cila do të zyrtarizohet ditën e nesërme.

Teksa u ndal tek reforma zgjedhore, deputeti i majtë pohoi se votimi elektronik nuk mund të përdoret për zgjedhje pa u testuar, siç ishte edhe rasti i Austrisë. Ndër të tjera ai theksoi se PD duhet të zgjedh qarkun për projektet pilote me numra identifikimi.

“Meqë jemi në kohë, duhet të na sjellin draftimi për buxhetin që ti shtojmë buxhet KQZ-së. PD më shumë se të bërtas, lë të bëhet pjesë e procesit.”, tha Balla. Nga ana tjetër Balla u pyet edhe për reformën në drejtësi, ndërsa shtoi se PD ka aleancë me gjyqtarët e korruptuar, duke shtuar se opozita duhet ta ketë të qartë se ligjet e kësaj pakete do të miratohen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here