Dhuna në “Elbasan Arena”/ Nën hetim 7 tifozë të Partizanit, thyen stola në stadium, dhunuan tifozë e policë

0
182

Policia e Elbasanit ka identifikuar një grup prej 7 personash si përgjegjës për kaosin e krijuar dje në stadiumin “Elbasan Arena”, duke nisur procedim penal ndaj tyre.

Të 7 personat janë tifozë të Partizanit, nga Tirana.

Policia thotë se këta shtetas, në orën 16:35 në unazën e qytetit Elbasan, në momentin e ardhjes të autobuzave të tifozave të Skenderbeut  të Korçës , në bashkëpunim me njëri–tjetrin  dyshohen të kenë goditur me sende të forta njërin prej autobuzave,  duke dëmtuar xhamin anësor të mjetit me targa KO 1750B, drejtuar nga shtetasi GJ.R.

Ndërkohë në orën 18:50 gjatë zhvillimit të ndeshjes, të futbollit midis ekipeve të Partizanit dhe Skënderbeut në Stadiumin “Elbasan Arena”,  nga veprimet e tyre,  janë thyer 120 stola të stadiumit, janë hedhur mjete piroteknike (fishekzjarre) në fushë, si dhe   janë goditur me sende të forta  punonjësit e policisë të Repartit  F.N.SH. Tiranë.

Nga këto veprime, u dëmtuan dy punonjës policie si dhe janë thyer  paisjet mbrojtëse të shërbimit të tyre

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan po vazhdon punën për për identifikimin e shtetasve të tjerë.

Materialet i kalojnë  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprat penale  “Shkatërrim Prone” , “Prishja e qetësisë publike”  dhe”Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim.

Policia referoi materialet hetimore ndaj shtetasve:

E.D, 54 vjeç, banues në Tiranë

R.H, 58 vjeç, banues në Tiranë

F.B, 24 vjeç, banues në Tiranë

A.P, 19 vjeç, banues në Tiranë

F.O, 26 vjeç, banues në Tiranë

M.K, 19 vjeç, banues në Tiranë

SH.M, 43 vjeç, banues në Tiranë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here