Dy persona me maska grabitën nën kërcënimin e armës një pikë karburanti në Qafë Kashar.
Policia informon se grabitja ndodhi në orën 03:12, të 31 tetorit 2016
Policia informon: “Më datë 31.10.2016, ora 03:12, dy persona me maskë kanë shkuar tek karburant “…”, në Qafë Kashar, ku njëri nën kërcënimin e armës pistoletë kanë marrë kasafortën dhe janë larguar në drejtim të Durrësit”.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve