Itali: Më shumë se 15 mijë të pastrehë si pasojë e tërmetit

0
237

Tërmeti më i fortë në Itali që prej vitit 1980 ka lënë më shumë se 15 mijë njerëz pa shtëpi. Por për fat të mirë nga tërmeti i të dielës nuk pati asnjë viktimë, por vetëm 20 të plagosur. Tërmeti me fuqi 6.6 magnituë kishte si epiqendër rajonin ku rreth 300 njerëz u vranë nga tërmeti në gusht të këtij viti. Kreu i qeverisë, Matteo Renzi pritet të mbledhë kabinetit për të diskutuar mbi emergjencën e rindërtimit të shtëpive.

Nga lëkundja e tërmetit, u shembën shumë shtëpi dhe shumë të tjera u bënë të pasigurta. Kjo situatë preku 15 mijë njerëz, kur 10 mijë prej tyre janë strehuar në tenda dhe ndërtesa sportive. Qindra të tjerë kalojnë natën në makina dhe karvanë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here