Plagoset aksidentalisht teksa punonte me fadromë një 25-vjeçar në Bulqizë. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë, ndërsa mësohet se 25-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte. Fadroma është përmbysur në rrugë duke e zënë poshtë të riun. Gazetari ynë në vendngjarje ka mundur të mësojë identitetin e të plagosurit rëndë. Ai është Sokol Disha. Sipas të dhënave nga vendngjarja i riu ka marrë plagë të rënda, e duke qenë se në spitalin e Bulqizës nuk i kanë dhënë shumë shpresë e kanë transportuar urgjentisht drejt spitalit të Traumës në kryeqytet me helikopter.