Deputeti i larguar nga Partia Socialiste, Ben Blushi, fillon sot projektin e ri politik.
Blushi ka zgjedhur pikërisht ditën e parë të muajit nëntor për të prezantuar partinë e tij të re.
Prezantimi do të bëhet në Akademinë e Arteve në Tiranë, në orën 18:00.
Partia e tij do të quhet “Lista e Barabartë”, ndërsa inicialet e partisë do të jenë ‘LIBRA’.
Blushi tregon se “,LIBRA ” është bashkim i njerëzve të lirë, të zakonshëm dhe të barabartë.