Një i ri ka është proceduar penalisht nga policia me akuzën e mashtrimit.
Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës filluan proçedimin penal në ngarkim të shtetasi S.K. 24 vjeç, banues në Tiranë.
Kjo pasi, me datë 28.10.2016, 24 vjeçari kundrejt një kontrat qiraje 2 ditore, i ka marë mjetin tip Benz me targa AA 546 OA dhe nuk ia ka kthyer më shtetasit L.K. 38 vjeç, banues në Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Mashtrimi”.