Një adoleshent është plagosur me thikë mbrëmjen e Halloweenit në Essen të Gjermanisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10 të së hënës pranë një kafeneje në qendër të qytetit.
16-vjeçari është sulmuar nga një person i cili ishte veshur si kloun.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sulmi ndodhi në një zonë pedonale, ndërsa agresori rreth 30-40 vjeç, tullac, është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.