Gruaja e konvertuar në myslimane sulmon me thikë policët gjermanë, i gjendet flamuri i ISIS-it në banesë

0
141

Policia gjermane njofton se një grua e konvertuar në myslimane i ka sulmuar me thikë disa oficerë teksa ka bërtitur “Allahu Akbar”, pasi policia kishte shkuar në banesën e saj në perëndim të qytetit Essen.

Zëdhënësi i policisë, Marco Ueberbach, ka thënë sot se oficerët kanë gjetur flamuj me simbole të ISIS-it, pasi që ishin futur me forcë në banesën e 53-vjeçares.

Oficerët ishin thirrur të hënën në banesën e saj, për shkak se ajo po hidhte orendi nga dritarja e banesës. Ajo kishte refuzuar ta hapte derën, prandaj oficerët e kanë thyer derën për t’u futur brenda.

Ata kanë përdorur sprej ndaj saj pasi që ishin sulmuar me thikë. Asnjëri nga oficerët nuk është lënduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here