Horoskopi 1 Nentor 2016

0
303

Dashi (21 mars- 19 prill)

Sot është dita e përshtatshme për të organizuar diçka me miqtë tuaj, gjë e cila do ju ndihmojë të rikuperoni marrëdhënien tuaj. Mund të keni nevojë për ndihmën e tyre në lidhje me një situatë të caktuar dhe me siguri do merrni këshilla të vlefshme. Shijojeni ditën me ta.

Demi (20 prill- 19 maj)

Dëshira për të rifituar kontaktet me disa prej miqve tuaj, do ju shtyjë të ndërmerrni një udhëtim për ti takuar. Nëse do largoheni jashtë vendit, duhet ti planifikoni gjërat me hollësi. Kjo do jetë një eksperiencë shumë interesante për ju dhe do shijoni bukurinë e vendeve të reja.

Binjakët (20 maj- 20 qershor)

Intuita juaj është shumë e fortë zakonisht dhe kjo ju jep avantazh ndaj personave të tjerë. Megjithatë, sot do e ndjeni të nevojshme ti analizoni më hollësisht situatat, pasi nuk mund tja lejoni vetes të merrni vendime të gabuara. Personat që ju rrethojnë, do ju mbështesin në çdo hap.

Gaforrja (21 qershor- 22 korrik)

Ëndrrat dhe vizionet për të ardhmen, ju kanë futur në mendime të thella dhe kjo ka bërë të mundur rikthimin e disa kujtimeve jo fort të mira. Megjithatë, kjo nuk duhet të jetë pengesë për ju, por përkundrazi duhet tju japë forcë. Ngjarjet e sotme do ndikojnë në të ardhmen tuaj.

Luani (23 korrik- 22 gusht)

Sot do e vini shumë në punë intuitën tuaj dhe do jeni në gjëndje të kuptoni atë çka duan të tjerët, pa qënë nevoja që ata të flasin. Ndoshta më parë nuk e kishit vlerësuar aftësinë tuaj për ti nuhatur gjërat, por ka ardhur koha qe ta shfrytëzoni më së miri.

Virgjëresha (23 gusht- 22 shtator)

Duhet të merrni në dore frenat e jetës tuaj dhe pse të mos bëni disa hapa mbrapa për ti parë situatat që ju kanë ndodhur, në mënyrë më objektive? Pavarësisht mënyrës sesi ndjeheni tani, jeta juaj është në rrugë të drejtë. Filloni të përqëndroheni tek gjërat pozitive që ju kanë ndodhur dhe largoni mendimet negative.

Peshorja (23 shtator- 22 tetor)

Disa probleme apo shqetësime të lidhura me karrierën tuaj, mund tju çojnë në sjellje jo të përshtatshme për ju (konsumimi i alkoolit, shpenzimet e tepruara). Po mundoheni të fshihni problemin e vërtetë, por kjo nuk është zgjidhja e duhur. Merrni disa ditë pushim për tu qetësuar dhe për të gjetur mënyra sesi të rregulloni situatën. Bëhuni të duruar, pasi çdo gjë do ecë mirë.

Akrepi (23 tetor- 21 nentor)

Duhet të bëni disa përpjekje për të qënë tolerantë dhe të duruar, sidomos me kolegët tuaj, edhe pse duket se nuk keni dëshirë. Mos u irritoni nëse keni vonesa në projekte apo shtyrje të takimeve. Qëndroni të fokusuar, pasi çdo gjë do të zgjidhet brenda ditës. Ndërkohë, qëndroni sa më të qetë në marrëdhënie me njerëzit përreth.

Shigjetari (22 nentor- 21 dhjetor)

Dita e sotme do të jetë pak e trazuar për ju, sidomos nga ana emocionale. Keni nevojë për pak qetësim shpirtëror. Duhet të dini se ndonjëherë nuk ka përgjigje të saktë apo të gabuar, por vetëm përgjigjen që ju jep zemra. Ndoshta ka ardhur momenti që të bëni disa ndryshime në jetën tuaj. Mendohuni mirë përpara se të hidhni ndonjë hap.

Bricjapi (22 dhjetor- 20 janar)

Sot do të hasni një situatë të vështirë në punë dhe nëse nuk tregoheni të kujdeshëm, mund të bëni gabime. Kolegët mund tju shpërqëndrojnë, por mos lejoni që kjo tju shkëpusë nga puna, sepse duhet ti mbyllni brenda një afati të caktuar. Në mbrëmje shtrihuni herët, pasi dita e nesërme duhet tju gjejë të çlodhur.

Ujori (21 janar- 19 shkurt)

Sot do të jetë një ditë e ngarkuar nga ana emocionale. Mundohuni të mos abuzoni me ushqimin dhe pijet, për shkak të stresit. Do të ishte më mirë sikur të meditonit dhe të përqëndroheshit në gjërat e mira të jetës tuaj. Problemet zgjidhen vetëm duke qëndruar të qetë. Nga ana tjetër, do merrni një lajm të mirë në lidhje me paratë që prisni tju vijnë.

Peshqit (20 shkurt- 20 mars)

Ju pëlqen të ndjeheni të nevojshëm për të tjerët, por sot është dita kur do thoni mjaft. Keni dhënë aq shumë prej vetes, sa personat rreth jush po fillojnë ta mendojnë si një detyrë tuajën dhe jo si një privilegj. Shfrytëzoni kohën e lirë për tu kujdesur për veten dhe për tu relaksuar në një vend jashtë qytetit tuaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here