Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian po zhvillojnë një takim me kryeministrin Edi Rama.
Takimi i Donald Lu, Romana Vlahutin dhe Ramës po mbahet në Kryeministri dhe vjen dy ditë para votimit të ligjit të fundit për reformën në drejtësi.
Më herët gjatë ditës, Lu dhe Vlahutin patën një takim dhe me kreun e Kuvendit.