Një grup i lëvizjes së AKIP takoi sot kreun e Kuvendit Ilir Meta. Takimi u mbajt në Kryesinë e Kuvendit në orën 11:00 dhe të pranishëm ishin ambjentalistë, gazetarë e jurist.
Në mbyllje të takimit, Sazan Guri tha se “shqyrtuam dekretin e Presidentit. I vetmi konsensus është vota kundër ligjit të mbetjeve”.
Ndërsa gazetari Artur Zheji u shpreh: “Meta na la të kuptojmë se ligji nuk kalon pa konsensusin e shoqërise civile”.
Më herët AKIP ka zhvilluar takime me kreun e PD Basha dhe kreun e PDIU, Shëptim Idrizi duke siguruar votën kundër ligjit.
Mbrëmjen e së dielës me dhjetëra qytetarë iu bashkuan koncertit-protestë kundër importit të mbetjeve. Aktivistët e shoqërisë civile dhe emra të njohur të muzikës shqiptare si Eda Zari dhe Elina Duni, kërkuan që të mos lejohet importi i mbetjve në Shqipëri pasi do të shkatërronte këtë vend.
Protesta u mbajt tek piramida në Tiranë kundër ligjit të kthyer për rishqyrtim nga presidenti Nishani për importin e mbetjeve.