6 persona humbën jetën dhe rreth 10 të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes së dy autobusëve në Baltimore, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës. Autobusi i një shkolle kaloi në krahun tjetër të rrugës dhe u përplas me një tjetër autobus udhëtarësh.
Sipas autoriteteve amerikane, për fat të mirë asnjë fëmijë nuk ndodhej në autobusin e shkollës në momentin e aksidentit tragjik, pasi mjeti sapo kishte nisur rrugën marrjen e nxënësve.
Mes viktimave mësohet se është shoferi i njërit prej automjeteve me 5 udhëtarë. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, policia amerikane njofton se gjithçka mbetet mister pasi në rrugë nuk ka shenja që tregojnë për ndonjë frenim të beftë apo ndonjë të papritur tjetër.