Tritoli në Belsh, Shteti heq dorë nga dëmshpërblimi i banesave të dëmtuara nga shpërthimi

0
153

Si pasojë e një shpërthimi të një godinë katërkatëshe në qendër të Belshit për t’i hapur rrugë rikualifikimit urban të qendrës së qytetit, janë dëmtuar dhjetra biznese përreth objektit  të shembur.

Opinion.al risjell disa foto që tregojnë pasojat reale të shkaktuara nga ky shpërthim i pakontrolluar, si dhe dëmet e shkaktuara për shkak të tij.

Të dëmtuarit nga shpërthimi, banorë dhe biznesmenë të vegjël lokalë, janë shprehur të revoltuar mbi të gjitha për indiferencen totale të institucioneve lokale si bashkia apo Prefektura për dëmet që këta pësuan nga shpërthimi i objektit katërkatësh.

Fotot e mëposhtme, tregojnë një nga bizneset në qendër të qytetit të Belshit, shumë pranë objektit të shembur, të cilit deri në këto çaste, asnjë institucion nuk i është ofruar për t’a dëmshpërblyer mbi dëmin e shkaktuar.

Nga pamjet e raportuar vihet re thyerja totale e xhamave të dyerve dhe dritareve si pasojë e presionit të madh të shkaktuar nga shpërthimi i objektit.

Banorët bëjnë me dije, se ata nuk janë paralajmëruar nga institucionet për të marrë masat e duhura për t’iu shmangur pasojave që mund të vinin nga një shpërthim i tillë.

Megjithatë, ata mbeten me shpresën se dikush nga institucionet lokale do merret me verifikimin e pasojave si dhe dëmshpërblimin e tyre. Pasi sipas banorëve, as xhiro mujore e biznesit, nuk ka mundësinë të shlyejë dëmin e shkaktuar.

Por, siç duket sasia e eksplozivit prej 12 kg i ka tejlakuar pritshmëritë, pasi nga shpërthimi janë dëmtuar edhe xhamat e ndërtesave rrotull.

Projekti për rikualifikimin urban përfshin të gjithë qendrën e qytetit të Belshit ku  është parashikuar që buzë liqenit të ndërtohet shëtitore dhe një hapësirë publike e cila pritet të ndryshojë tërrësisht pajmet e këtij qytetit.

135624

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here