Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 58 vjeçar nga Lezha, i dyshuar një sëri vjedhjesh në Tiranë.
Hile Gjokhilaj, i dënuar dhe më parë për vjedhje u arrestua nga efektivë të komisariatit numër 4 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr 5. Shënjestra e tij ishin dyqanet.Ai dyshohet të jetë autor i vjedhjes së dyqanit të shtetases I. H., ndodhur më datë 26.10.2016, ku i ka vjedhur 20.000 lekë dhe disa artikuj te ndryshëm ushqimor.
Mekanizmin e tij të vjedhjes e kishte duke përdorur mashtrime të ndryshme ose duke përfituar nga mungesa e vëmendjes së shitësve.
58-vjeçari merrte shuma të ndryshme monetare dhe artikuj të ndryshëm në dyqane, më pas largohej me motorr.
Policia ka dokumentuar edhe 7 raste të tjera vjedhjesh në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 4 dhe Nr 5, Hile Gjokhilaj dyshohet të jetë autor.
- Më datë 18.08.2016, në rrugën “Xhanfize Keko”, ka vjedhur dyqanin e shtetases A. M., ku ka marrë 6.000 lekë dhe disa artikuj.
- Më datë 22.08.2016, në rrugën “Qemal Stafa”, ka vjedhur dyqanin e shtetases Sh. Z., ku ka vjedhur disa artikuj.
- Më datë 12.10.2016, në rrugën e “Dibrës”, ka vjedhur dyqanin e shtetasit G. Ç., ka marrë disa artikuj.
- Më datë 09.09.2016, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka vjedhur dyqanin e shtetases M. Gj., me anë të mashtrimit, i ka marrë 10.000 lekë.
- Më datë 30.10.2015, në Babru-Shpat, ka vjedhur dyqanin e shtetases M. L., me anë të mashtrimit i ka marrë disa artikuj.
- Më datë 07.05.2016, në Bathore 2, ka vjedhur dyqanin e shtetasit U. U., me anë të mashtrimit i ka marrë disa artikuj.
- Më datë 26.07.2015, në Frutikulturë, ka vjedhur dyqanin e shtetases E. M., me anë të mashtrimit i ka marrë disa artikuj.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.