Laboratori i drogës në Rrëshen, arrestohet pronari mbështetës dhe militanmt i PS

0
278

Policia e Lezhës mësohet se ka arrestuar biznesmenin, Kastriot Reçi i cili është pronari i magazinës ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme kanabisi në Rrëshen.

Magazina e përshtatur në një pikë grumbullimi për përpunimin e kanabisit ishte ndërtuar kohët e fundit dhe ishte pranë magazinave të ish-pularisë.

Bashkë me biznesmenin, mësohet se në pranga kanë rënë edhe 14 persona të tjerë.

Deklarata e policisë së Lezhës

Operacion anti-cannabis i zhvilluar nga shërbimet e D.V.P. Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe F.N.Sh-në , i cili ka përfunduar që në orën 15:00.

Është konstatuar një magazinë me një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike.

Janë shoqëruar 15 persona deri tani të cilët po sillen në D.V.P. Lezhë për veprime të metejshme hetimore.

Vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentinin e plotë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here