Deputeti Vladimir Kosta akuzoi sot, kryetarin e komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe se është palë me shpërdoruesit e fondeve publike. Pas kritikave që Braçe lëshoi kundër Armando Dukës, një nga deputetët që shpalli largimin nga grupi parlamentar i PS-së, Vladimir Kosta shkroi në rrjetin social,
Facebook: “
Është për të ardhur keq që Braçe në replikën e tij ndaj Armand Dukës shpreh hapur mllefin e tij ndaj biznesmenëve shqiptar…. Ai kërkon ta akuzojë pa asnjë akuzë konkrete…. Armandin e njoh personalisht gjatë punës në tregti dhe është njeriu më korrekt në cdo mardhenie bashkëpunimi shoqërore apo tregetare”.
“Ndër të tjera theksoj se Braçe , kryetar komisioni të ekonomisë, si një pelivan – politikan që e mban veten për burrëëëëë të “ndershëm “…..!!!! Unë e akuzoj me fakte se është palë me shperdoruesit e fondeve publike (shih e-mail e dt.11 tetor) …..shpërdorues i taksave të taksapaguesve shqiptarë, për të cilët ai ndjen neveri”, shprehet Kosta.