Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Taulant Balla ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me krerët e partive të vogla, të cilat kanë paraqitur propozime për reformën zgjedhore.
Gjatë bisedës Balla është shprehur se është njohur me propozimet e tyre, ndërsa u ka theksuar se duhet edhe konsensusi i PD në këtë pjesë.
“Ju premtoj se do të shqyrtohen propozimet tuaja për reformën zgjedhore”, është shprehur Balla para kryetarëve të partive të vogla në vend.