Rikthehet çështja/ Vdekja e Marnikollajt, prokuroria e Athinës ndryshon aktakuzën, nga vetëvrasje në krim

0
191

Dosja e shqiptarit Pëllumb Marnikollaj, i cili humbi jetën teksa ishte i shoqëruar në një komisariat në Greqi, është rikthyer sërish për hetim. Prokuroria e Athinës ka ndryshuar aktakuzën për 29-vjeçarin, nga vetëvrasje në krim. Me herët policia dha versionin se saj zyrtar për Marnikollajn, duke theksuar se ai u vetëhodh nga kati 2 i rajonit. Ndërkohë, që familjarët pretenduan se djali i tyre gjeti vdekjen nga dhuna e policisë, ndërsa pohuan se ai kishte shenja të dukshme në trup që e vërtetonin këtë gjë. Madje familjarët e viktimës thanë se policia greke do ta varroste pa lajmëruar askënd për vdekjen e 29-vjeçarit. 29-vjeçari ishte i dënuar në Greqi me 8 vite burg për vjedhje por ndërkohë ishte në masë detyrim paraqitje. Mesditën e 3 gushtit ai është paraqitur ne komisariat por në rrethana ende te paqarta ka mbetur i vdekur. Familja e Pëllumb Marnikollaj u njoftua për vdekjen e tij në datën 12 gusht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here