Rikthehet Europa League, luhet raundi i katërt

0
204

Rruga për në finalen e Friends Arena në Stockholm, kalon nga ruandi i 4-t i ndeshjeve të fazës së grupeve në këtë edicion të Europa League. Këtë të Enjte luhen sfidat e rradhës në këtë kompeticion dhe shumë skuadra kanë shanse të mira për të siguruar kualifikimin për më tej ndërsa ekipe të tjera si Interi si nuk duhet të gabojnë për të shpresuar deri në fund te kalimi i këtij raundi. Në Stamboll, Manchester United pas  barazimit zhgënjyes ndaj Burnley-it në Premier League synon të kthejë faqe me një fitore përballë Fenerbahces. Një sukses i mundshëm ndaj të besuarve të Dick Advocat do të bënte që Djajtë e Kuq të hidhnin një hap të madh përpara, përsa i përket cështjes së kualifikimit në grupin A. Pas suksesit 4-1 në ndeshjen e dy javëve më parë skuadra e Jose Mourinhos edhe këtë herë hyn si favorite. Në orën 19:00 zbret në fushë edhe Roma që sfidon Austrinë e Vienës në transfertë. Në Olimpico, para 2 javësh Austria mori një pikë duke barazuar rezultatin nga 3-1 në 3-3 në 10 minutat e fundit. Të dyja skuadrat kryesojnë grupin E me nga 5 pikë dhe sot synojnë të hedhin themelet e një kualifikimi të mundshëm për më tej. Po në këtë grup Viktoria Plzen me Ergys Kacen si titullar do të përballet në transfertë me rumunët e Astras.

Anderlecht-Mainz, është një tjetër sfidë interesante e orës 19:00, që nuk duhet humbur. Në Supersport mbrëmja do të jetë akoma edhe më nxehtë pasi  në orën  21:05,në Angli do të luhet një sfidë vërtetë e  zjarrtë. Southampton-Inter është një ndeshje delikate për të dyja skuadrat sidomos për zikaltërit që në rast humbjeje do të kishin fare pak shanse për të kaluar fazën e grupeve. Me një trajner të ri në stol pikërisht me teknikun e skuadrës së të rinjëve Stefano Vechi i cili ka marrë përkohësisht vendin e Frank De Boer i shkarkuar zyrtarisht të Martën, Interi do ta ketë shumë të vështirë të dalë me një rezultat pozitiv nga St Mary, pasi Southampton është një skuadër e rrezikshme dhe e tregoi këtë gjë edhe dy javë më parë në San Siro. Po në orën 21.05, Fiorentina nuk pritet të hasë probleme përballë cekëve të Slovan Liberec ndaj të cilëve fitoi 3-1 në transfertë. Po në grupin L ku bën pjesë skuadra vjollcë luhet edhe Paok-Qarabag. Skuadra azere me Ansi Agollin në fushë do të synojë ti bëjë një tjetër surprizë të hidhur ekipit grek pas suksesit që arriti dy javë më parë. Zurich-u pa Armando Sadikun por me Burim Kukelin do të kërkojë të marrë një tjetër fitore në shtëpi pas asaj ndaj Osmalisporit këtë herë ndaj Steauas së Bukureshtit, për të tentuar kualfikimin në grupin L./supersport

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here