Vandalizohet dhe vidhet shkolla 9-vjeçare në qytetin e Laçit, policia në kërkim të autorëve

0
201

Persona ta paidentifikuar kanë vandalizuar dhe vjedhur shkollën 9-vjeçare “Gjin Pjetri” në qytetin e Laçit.

Ngjarja është regjistruar dy ditë më parë, por policia, nuk e ka konfirmuar zyrtarisht një fakt të tillë.

Pamjet e fokusuara në këtë shkollë tregojnë qartë atë çfarë ka ndodhur, ku banka dhe xhama janë thyer, ndërsa janë marrë dhe disa materiale mësimore. Ky fakt bëhet i ditur nga drejtues të shkollës dhe nxënës, ndërsa tregojnë se ditën e hënë nuk u zhvillua mësim për shkak se klasat e kësaj shkolle ishin dëmtuar. Për të riparuar shkollën është kërkuar ndihma e Bashkisë së Kurbinit.

Menjëherë punonjësit e shërbimëve publike në këtë njesi vendore kanë ndërhyrë për të zëvendësuar xhamat dhe bankat e dëmtuara.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here