Debate në Kuvend: Paloka: I përmendën emrin, të flasë. Braçe: Edhe Mehmetit ia përmendën, ta ngrejmë nga varri?

0
212
Deputeti i PS, Erion Brace, duke debatuar me deputetet e PD, Roland Keta dhe Flamur Noka, gjate nje seance parlamentare, ku jane diskutuar nismat ligjore te propozuara nga opozita, amendamentet ne ligjin "Per dekriminalizimin" dhe ato ne ligjin "Per funksionimin e komisioneve hetimore"./r/n/r/nLawmakers, Erion Brace, Roland Keta and Flamur Noka, during a parliamentary session.

Kuvendi eshte perfshire ne debate te forta lidhur me proceduren parlamentare per te drejten e fjales dhe replikave.

Paloka:Zotëria përmendi z Bode si ish ministër. Përmendi shifra fiktive. Ka plotësisht për replikë z Bode.

Leskaj: Jeni mësuar që sa herë kërkoni fjalën dilni jashtë procedure.

Braçe: Më vjen keq zonja Leskaj, po në këtë sallë sa herë merr fjalën dikush, e përmend nuk e përmend, këtu çohet dikush dhe e merr fjalën. Se ka këtu dhe nga ata që përmenden para viteve ’90, cfarë të bëjmë, të çojmë nga varri Ramiz Alinë se iu zu me gojë emri? Apo Mehmet Shehun? Ka një rregullore të Kuvendit që përcakton kur merret fjala, sa duhet të zgjasë një replikë, e prishi një koleg i imi deputet këtu sot dhe po e ndjekin këtë normë secili. Po kini mirësinë dhe për ne të tjerët që kemi shkruar emrat që gjatë ditës të marrim dhe ne fjalën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here