Në ishullin italian Salento, veçanërisht në Roca, malet shqiptare përballë shfaqen në mënyrë fantastike.
Disa fotografi janë publikuar nga gazeta italiane ‘La Republica”, sipas të cilës, fotot janë shkrepur në perëndim të diellit.
Nga mesi i mureve gjysmë të shembura të një kështjelle të shekullit të 16-t, dallohen përballë malet shqiptare ‘vetëm pak hapa larg”. Në fakt, në mes është deti, ndërsa malet janë në Vlorë.
Në mot me kohë të mirë, pamja është e qartë. Fotot janë shkrepur nga Alfonso Zuccalà.