Miratohet në Kuvend rezoluta “Për dënimin e krimeve te komunizmit ndaj klerit, si dhe mirënjohjen e veçantë për rolin dhe veprimtarinë e klerikëve në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, e propozuar nga opozita. Rezoluta shpreh mirënjohjen e veçantë për rolin dhe veprimtarinë e përfaqësuesve të klerit në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe të drejtave e lirive themelore të njeriut. Nisma synon të zbardhen krimet e tmerrshme ndaj klerit, torturat, dhe ekzekutimet e tyre.