Ndërtohet skema/ Miku i Elton Çiços i shpëtoi plumbit në kokë, atentatori “u pengua” nga dy fëmijë

0
300

Personi që qëlloi ndaj Andi Mustarafajt, mesditën e 28 Tetorit në një lokal në zonën e ish–Ekspozitës, dyshohet të jetë një vrasës me pagesë. Policia nuk ka mundur ta identifikojë atë. Burime nga grupi hetimor thanë për Klan se kamerat e sigurisë së lokalit nuk e kanë filmuar momentin kur ai ka qëlluar ndaj 29–vjeçarit. Vetëm njëra prej tyre e ka fiksuar atë nga pas, në momentin që është larguar me vrap pas atentatit. Ai mbante një kapele në kokë. I është afruar nga anash shënjestrës që ishte i ulur vetëm në tavolinë dhe e ka qëlluar disa herë në trup. Ka përdorur një pistoletë me silenciator.

Dyshohet se 3 deri në 5 plumba e kanë prekur Mustafarajn në stomak, zorrë e mëlçi. Të gjithë plumbat kanë bërë hyrje dhe dalje, ndaj numri i tyre nuk është përcaktuar ende. Mustafaraj nuk ka mundur ta shohë atentatorin, pasi ai i ka ardhur anash nga rruga dhe i është afruar në një distancë të afërt. Hetuesit thonë se qëllimi ka qenë eliminimi i Mustafarajt, por atentatorit i ka dalë një pengesë. Ngjitur me shënjestrën kanë qenë dy femijë të vegjël dhe ky fakt, sipas hetuesve, ka bërë që ai ta ulë pistoletën për ta qëlluar në bark 29–vjeçarin dhe jo në kokë. Andi Mustafaraj ruhet në masa të forta sigurie në Spitalin e Traumës, 24 orë me radhë. Ai nuk ka dhënë asnjë detaj të vlefshëm për hetimet, duke thënë se nuk ka mundur ta njohë atenatorin.

Policia tha zyrtarisht se Mustafaraj është mik i ngushtë i Elton Çiçës, një person me precedentë kriminalë që u ekzekutua me 2 pluma në kokë mbrëmjen e 1 Majit të këtij viti, në një lokal në zonën e ish-Bllokut, ngjarje për të cilën janë shpallur në kërkim Jani Aliaj dhe Renato Milloshi. Edhe në vrasjen e Çiçës, autori mbante një kapele në kokë. Grupi hetimor dyshon se ngjarjet kanë lidhje me njëra – tjetrën dhe po hetohet pista e lidhjes së dy atentateve me plagosjen e Nelgert Patës, në Gusht të këtij viti në një lokal prapë Parkut të Autobusëve, në rrugën e Kavajës. Nelgert Pata njihej si armik i Elton Çiçës. Edhe pse u plagos, ai u largua dhe nuk u dorëzua në polici./tvklan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here