Një tren i distancave të gjata është përplasur me një tjeter tren në qytetin port pakistanez të Karaçit duke vrarë 20 persona.
Kjo ishte përplasja e dytë në vendin më të madh hekurudhor në më pak se dy muaj.
Pamjet televizive tregojnë vagonët e copëtuar, dhe mediat raportojnë se ekipet e shpëtimit janë duke punuar për të liruar njerëzit e bllokuar nën rrënoja. 65 persona janë plagosur në përplasje, thanë zyrtarët e departamentit të emergjencës në spitalin kryesor të qytetit.
Ministri Saad Rafique i vuri fajin neglizhencës si shkak i mundshëm i aksidentit, me një sinjal të injoruar.
EPA/REHAN KHAN
EPA/REHAN KHAN
EPA/REHAN KHAN