Tema e mbrëmjes sonte në Opinion është “Himara ndez Tiranën dhe Athinën” nisur nga përplasja e fundit midis dy shteteve ku në qendër është Himara dhe përplasjet e fundit të ndodhura aty. Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule i ftuar në emision i është përgjigjur me ironi fjalimit të Ramës sot në Parlament.
“Është edhe më keq. Jam jo vetëm ai që pengoi Bashkimin Evropian por jam edhe armik i iniciuar nga vetë kryeministri. Jam në pozitë të vështirë. Duke përjashtuar Vangjel Dulen, jam i trondituar që të stigmatizohet një individ në këtë mënyrë nga kryeministri është e papranueshme. Mua mos më trajtoni si një deputet të Parlamentit grek. Greqia as nuk më ka thirrur as nuk jam ofruar për të bërë avokatin e saj.”/opinion