Rreth 50 demonstrues u mblodhën jashtë ambasadës ruse në Londër të enjten pasdite për të protestuar sulmet ajore të Moskës në qytetin e Alepos për të mbështetur qeverinë siriane.
Protestuesit hodhën qindra e gjymtyrëve fallco përpara ambasadës, të cilat përfaqësonin lëndimet e pësuara nga populli sirian, duke e akuzuar Moskën se ka kryer krime të panumërta lufte në qytetin më të madh të Sirisë. Dy aktivistë lidhën veten me zinxhirë veten në portat e ambasadës.
Protestuesit John Dunford, i cili ishte njëri nga të lidhurit me zinxhirë, thotë se ai është duke protestuar mbi “përdorimin e municioneve thërrmuese dhe tmerret e tjera të llahtarshme të qeverisë ruse në Siri.