Disa këshilla si duhet trajtuar lia e ujit tek fëmijët

0
527

Trajtimi zakonisht përbëhet nga lehtësimi i simptomave, a disa këshilla:
Mbani në mend që personi i infektuar është bartës derisa flluskat e reja të ndalojnë së paraqituri, dhe derisa flluskat të formojnë kore. Personat e infektuar duhet të qëndrojnë në shtëpi, përderisa janë të infektuar.

Shmangni kruar-jen e flluskave sepse ekziston rreziku nga infeksioni.

Preni thonjtë shkurtë apo pacienti të bartë dorëza.

Kushtoni vëmendje higjienës personale.

Nëse fëmija juaj ka dhimbje apo temperaturë, mund t’i jepni ilaç për zbutjen e dhimbjes siç është paracetamoli apo ibuprofeni (për fëmijët Nurofen).

Ndiqni instruksionet e dozimin në fletën shoqëruese.

Losioni Kalamine mund të ndihmojë në zbutjen e kruajtjes.

Mbani pacientin në ambient të freskët sepse nxehtësia dhe djersitja mund të përkeqësojnë gjendjen.

Gjatë sëmundjes ku kruarja është serioze, kur gjumi i fëmijës është totalisht i shqetësuar, mund të përdoren ilaçet antihistamine me efekt se-dativ.

Antihistaminet janë ilaçe për reaksione alergjike, për zënien nga makina apo pagjumësinë.
Në rastet serioze të sëmundjes, tek njerëzit me sistem të dobët im-unitar, mund të përdoret Acyclovir (Zovirax tabletat), i cili punon në mënyrë specifike kundër lisë së dhenve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here