Durrës/ Banorët të shqetësuar: Ujërat e zeza kanë marrë rrugët, në plazh nuk është vënë dorë fare

1
202

Banorët e lagjes 13 të qytetit të Durrësit, e njohur ndryshe si Zona e Plazhit, po përballen me mungesën e ujit të pijshëm, infrastrukturë të amortizuar dhe daljen në sipërfaqe të ujërave të zeza.

Këto pamje janë xhiruar në afërsi të sektorit Hekurudha, vetëm 10 metra larg bregut të detit.

Banor: “20 metra larg detit, por lëre nga deti mos u fut, atje është më keq nuk është rregulluar. E kam fjalën kështu janë rrugicat të gjitha.Në plazh nuk është vënë dorë fare, sidomos tani që u bë dhe kjo linja e shkarkimeve të ujit e që janë bërë çarjet është bërë më keq akoma”.

Banor: “Unë po them që në mëhallën tonë që nga viti ’90 nuk është vënë asnjë gozhdë. Sa herë bien shira përmbyten familjarë e njerëz dhe nuk kanë ku kalojnë”.

Banor: “Për ujërat e zeza kanë hedhur disa lekë por janë hedhur dhe para një viti, se di a do shkojë një vit ky që po hedhin tani. Por problemi më i madh është shkatërrimi total i këtyre rrugëve. Uji i pijshëm dihet që është një problem i madh”.

Rrugë të mbuluara nga ujërat e zeza, aromë kutërbuese, mungesa e ujit të pijshëm, janë probleme të cilat banorët thonë se i hasin prej më shumë se 8 muajsh në zonën turistike.

Për shkak të mosfuksionimit të rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza, zona e plazhit është ndër më të ekspozuarat nga përmbytjet në dimër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here