Një çift shqiptar përfundoi në prangat e policisë, për shkak se u kapën me lëndë narkotike. Arrestimet u kryen në Tuscania, pas kontrolleve të policisë ndaj bashkëshortëve 28 vjeçarë.
Burri ngiste një makinë të vogël dhe menjëherë gjatë kontrollit ka shfaqur ndjenja nervozizmi, duke shtuar më tej dyshimet. Në çorapet e shqiptarit, policia gjeti 5 gram marinuanë. Ndërkohë, pas kontrolleve të imtësishme në automjet, policia gjeti në pjesën e poshtme të dyshemesë së mjetit edhe 480 gram marijuanë.
Çifti shqiptar u arrestua, pavarësisht se burri mori përsipër gjithçka me qëllim që të ‘shpëtonte’ gruan e tij.
Ata akuzohen për trafikim dhe posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike. Çifti është dërguar në burgun e Civitavecchia.