Facebook mund të dëgjojë bisedat e njerëzve gjatë gjithë kohës, thotë një ekspert. Aplikacioni ndoshta po përdor telefonët e njerëzve për të marrë të dhëna se për çfarë flasin ata.
Por Facebook thotë se aplikacioni nuk ka mundësinë të dëgjojë se çfarë bëhet përreth, por një mënyrë për të parë se çfarë dëgjojnë apo shikojnë njerëzit dhe sugjerimet se çfarë postojnë.
Në fakt kjo ka qënë e vlefshme prej disa vitesh, por së fundmi, paralajmërimet e Kelli Burns, profesoreshë e komunikimit masiv në Universitetin e Floridas, kanë tërhequr vëmendjen.
Sipas profesoreshës Burns aplikacioni përdor audion e telefonit jo vetëm për të ndihmuar përdoruesit, por edhe për të dëgjuar bisedat dhe për tu servirur reklama të përshtatshme. Ajo tha se për të testuar këtë, ka diskutuar disa gjëra përballë telefonit, dhe më pas zbuloi se faqja shfaqte reklama të lidhura me këto biseda.
Megjithëse ajo thotë se nuk është e bindur që Facebook ishte duke dëgjuar bisedat, pasi ajo mund të ketë kërkuar për të njëjtat gjëra në internet, por thotë se nuk do të ishte surprizë një gjë e tillë.
Vetë kompania Facebook thotë se dëgjon audio për të mbledhur informacione për përdoruesit, por këto të dyja nuk lidhen me njëra-tjetrën, dhe zërat që dëgjohen përreth njerëzve nuk përdoren për të vendosur çfarë të shfaqësh në aplikacion.