Pronari i magazinës ku u kap një sasi e konsiderueshme kanabis sativa në zonën e ish-Pularisë në Rrëshen, dyshohet se është larguar jashtë vendit. Policia publikon videon brenda magazinës, 500 metra në dalje të qytetit të Rrëshenit, ku u gjetën një sasi e konsiderueshme kanabis sativa në proces tharjeje.
Me publikimin e videos policia njoftoi dhe arrestimin e 22 personave të cilët në momentin e kontrollit janë kapur në kushtet e flagrancës brenda magazines duke punuar. Ndërsa për 9 gra ka nisur procedim penal në gjëndje të lirë.
Prandaj operacioni i cili u ndërmor pasditen e 2 nentorit u kodua “Befasia” ndërsa u shpall në kërkim dhe punohet pë kapjen e shtetasit K.R. 44 vjeç, banues në Rrëshen – Mirditë.
Magazina –Magazina ishte kthyer në një godinë e mirëfilltë e përpunimit të kanabisit i cili thahej si duhani. Ajo ishte ndërtuar pak kohë më parë brenda rrethimit ku ka qenë ish pularia e qytetit të Rrëshenit dhe është shumë pranë rruges kryesore.
Brenda godinave të ish pularisë jetojnë dhe disa familje, ndërsa aty pranë është dhe një pikë e tregtimit ushqimor me shumice.
Operacioni u krye nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe F.N.SH-në Tiranë.
Policia e shtetit informoi sot: “Në një magazinë në pronësi të shtetasit K.R. tek ish Grumbullimi në dalje të Rrëshenit – Mirditë, gjatë kontrollit u konstatua një sasi e madhe bimë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva në proces tharjeje dhe përpunimi, ku vazhdojnë veprimet për peshimin dhe asgjësimin e plotë të saj.
Të arrestuarit janë:
1-Altin Ndoj(Cordeanu) , 32 vjeç, banues në Kurbin
2-Jetnor Kaja , 24 vjeç, banues në Lushnje
3-Leonard Lama , 26 vjeç, banues në Mirditë
4-Ramo Gaba , 48 vjeç, banues në Gjirokaster
5-Sokol Lama , 37 vjeç, banues në Mirditë
6-Vitor Lleshi , 43 vjeç, banues në Lezhë
7-Ilir Meraj , 40 vjeç, banues në Mirditë
8-Ded Deda , 33 vjeç, banues në Mirditë
9-Ermir Capani , 23 vjeç, banues në Kurbin
10-Fatjon Lama , 20 vjeç, banues në Mirditë
11-Paulin Prenga , 22 vjeç, banues në Kurbin
12-Taulant Marena , 25 vjeç, banues në Mirditë
13-Afrim Bulica , 37 vjeç, banues në Mirditë
14-Arben Lesaj , 38 vjeç, banues në Lezhë
15-Gjetë Ndoj , 23 vjeç, banues në Kurbin
16-Gjovan Ndoj , 47 vjeç, banues në Mirditë
17-Petrit Prenga , 44 vjeç, banues në Lezhë
18-Gjon Prenga , 28 vjeç, banues në Mirditë
19-Ilir Lama , 26 vjeç, banues në Mirditë
20-Maringlen Gjinaj, 39 vjeç, banues në Lezhë
21-Erald Zajmi, 24 vjeç, banues në Lushnje
22-Valentin Simoni , 34 vjeç, banues në Mirditë
Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë:
1-M.K. 50 vjeçe, banuese në Mirditë
2-R.L. 24 vjeçe, banuese në Mirditë
3-S.U. 55 vjeçe, banuese në Mirditë
4-M.N. 46 vjeçe, banuese në Mirditë
5-M.S. 26 vjeçe, banuese në Mirditë
6-Xh.M. 16 vjeçe, banuese në Mirditë
7-V.B. 40 vjeçe, banuese në Mirditë
8-S.B. 32 vjeçe, banuese në Mirditë
9-S.M. 23 vjeçe, banuese në Mirditë
Dosja- Në momentin e kontrollit janë kapur në kushtet e flagrancës brenda magazines duke punuar shtetasit e mësipërm.
Veprat penale në ngarkim të këtyre shtetasve “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283/2 e 333/a të Kodit Penal