OSBE: Reforma në drejtësi s’bëhet vetëm me mbledhje komisionesh

Nga Korca, ambasadori i OSBE, deklaroi se reforma në drejtësi nuk bëhet vetëm duke mbledhur komisione nga Tirana. Si model, Bernd Borshardt përmendi projektin pilot të gjykatëve në qytetin juglindor, “Drejtësi pa vonesa.

Bernd Borshardt: Korça qyteti i një prej gjykatave pilot për “Drejtësi pa vonesa” është shembulli se reforma në drejtësi nuk bëhet vetëm me komisione dhe dokumentacione në Tiranë; reforma bëhet edhe për jetën reale të qytetarëve realë, në vende reale. Që reforma në drejtësi të jetë efikase, ajo duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Ligjet dhe strukturat po reformohen, por duhet të mos harrojmë se për zbatimin e tyre është e domosdoshme që të merren masa për rritjen e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë.

Në prag të vitit elektoral 2017, ambasadori i OSBE, tha se ende nuk ka një draft final për reformën zgjedhore ndonëse ka shumë sugjerime.

Bernd Borshardt: Fusha është e hapur për momentin, kemi shumë sugjerime, është më rëndësi që ato të bëhen në mënyrë sa më formale. Mora një propozim për reformën mbrëmë, por nuk pata kohë ta shqyrtoja, pasi do udhëtoja për në Korcë, ndaj nuk mund të them ku konsistonte, por e rëndësishme është që ka sugjerime. Kemi rënë dakord me komisionin parlamentar, që në momentin që kanë një draft të përbashkët, do të ndihmojmë me asistencën tonë.

Ambasadori i OSBE ishte në Korcë për reformën e shërbimit të provës tek të miturit, një tur takimesh që prezenca po mban në të gjithë vendin./oranews

OSBE: Reforma në drejtësi s’bëhet vetëm me mbledhje komisionesh

ISIS mbërrin në Shqipëri, ja piktura që

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko