Luftëtarët e ISIS kanë qëlluar me thikë, armë dhe më pas kanë kryqëzuar të burgosurit e tyre në një video të re të tmerrshme që po ashtu tregon fëmijë e pensionistë që kryejë ekzekutimet.
Një përmbledhje e frikshme vrasjesh, e filmuar në kalifatin e grupit terrorirst në Siri e Irak, tregon disa njerëz me sy të mbyllur të varur në kryqe në sheshet e qytetit.
Një prej viktimave, i lidhur me pranga metalike, shihet me një thikë të drejtuar në gjoks nga një xhihadist i maskuar, ndërsa një tjetër është qëlluar në kokë nga një tjetër barbar.
Video gjithashtu përfshin pamjet e fëmijëve dhe pensionistëve që i qëllojnë të burgosurve nga pjesa e prapme e kokës.
Filmimet dolën vetëm një ditë pasi lideri i ISIS, Al-Baghdadi u bëri thirrje militantëve të ISIS mos të tërhiqen nga Mosuli pas aksioneve ofensive të ushtrisë irakiane.