Dhoma Amerikane e Tregëtisë kërkesë qeverisë të heqë disa taksa në 2017

0
259

Në prag të nisjes së diskutimeve për buxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2017 biznesi amerikan i kërkon qeverisë të rishikojë disa taksa për të qenë më konkurrent me rajonin.

Marc Crowfod deklaron se heqja e TVSH-së dhe taksa e korporatës do të lehtësonin biznesin.

Crowfod: Të jemi konkurrent mbase me ndryshimin e taksës së korporatave apo individuale do të jetë pozitive por nuk do të bëjë kaq shumë dëm në buxhetin e qeverisë nëse TVSH-ja është mbledhur. Mund të jemi më kreativ, të bëjmë konkurrencë me Malin e Zi, Maqedoninë apo Kosovën.

Crowford vlerëson ndryshimet në kodin e procedurave tatimore të cilat pritet të lehtësojnë biznesin në disa aspekte.

Crowfod: Fakti që biznesi ka mundësi për t’u vetëkorrigjuar problemet e tyre është diçka pozitive. Nëse vjen inspektorati, duhet të japë një lajm paraprakisht se do të vijë në një datë dhe do të ikë në një datë tjetër. Kjo është diçka pozitive, sepse është punë kohe. Nuk është vetëm taksë me lekë, por është edhe harxhimi i kohës.

Në lidhje me raportin e Doing Business, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë tha se pavarësisht përmirësimit të renditjes me 32 vende të Shqipërisë përsëri rajoni mbetet më konkurrues./oranews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here