Klos/ Sëmundja e gjedhit, fermerët: S’ka vaksinë, kërkojmë dëmshpërblim për bagëtinë e ngordhur

0
182

Dhjetëra krerë bagëti raportohen të ngordhura si shkak i sëmundjes së gjedhit në fshatrat e bashkisë Klos. Banorët thonë se shkak është mosvaksinimi në kohë i bagëtive, ndaj ata kërkojnë dëmshpërblim nga Ministria e Bujqësisë.  Banorët e fshatit Fullqinet në bashkinë e Klosit kanë protestuar ndaj mungesës të vaksinës për sëmundjen e gjedhit.

Banorët thonë se kanë humbur disa krerë gjedh si pasojë e sëmundjes, dhe si shkak listojnë mosbërjen në kohë të vaksinës. Ata kërkojnë dëmshpërblim nga ministria  e Bujqësisë për shpërdorim fondesh. Banorët thonë se ndonëse situata është alarmante, ende ka mungesë të vaksinës.

Banorët e fshatit Fullqinet në Klos, paralajmërojnë bllokim të rrugës nacionale Peshkopi-Tiranë, nëse nuk merr zgjidhje, cështja e dëmshpërblimit për humbjet që kanë pasur në bagëti si pasojë e mosvaksinimit në kohë nga dermatoza nodulare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here