Një person ishte pikasur duke hyrë në shtëpitë e braktisura pas tërmetit në Itali.
Banorët lajmëruan policinë dhe u vunë në ndjekje të “çakallit” siç e konsiderojnë mediat italiane, që hynte nëpër shtëpi. Agjentët e policisë në Michele Morra, u vunë në lëvizje duke vëzhguar çdo lëvizje të hajdutit.
Pasi shikon policinë, burri largohet. Policia iu vu në ndjekje dhe pavarësisht vështirësive dhe errësirës së natës midis të premtes dhe të shtunës, ia arritën që ta arrestojnë. Hajduti kishte me vete një elektrik dore dhe një palë doreza.
Pasi u arrestua, rezultoi të ishte një 27 vjeçar shqiptar me qëndrim të parregullt në Itali. Ai tashmë ka përfunduar në burg për tentativë vjedhjeje. Policia po heton për raste të tjera që mund të jetë përfshirë.