Fjala çaj ndryshon shumë pak kudo që ju udhëtoni nëpër botë.
Jakub Marian, një gjuhëtar çek 26-vjeçar, matematicient dhe artist ka hartuar një infografik që tregon fjalën “çaj” në gjuhë të ndryshme nëpër Evropë, shkruan TheIndependent
Në hartë është paraqitur përdorimi i fjalës “çaj” në gjuhët evropiane të ngjyrosura në bazë të marrëdhënieve etimologjike.
Ngjashmëritë mes prononcimeve të ndryshme të fjalës tea’, ‘teh’, ‘cha’ and ‘chai’ të gjitha rrjedhin nga Mandarina kineze (forma standarde letrare dhe zyrtare kineze bazuar në dialektin e Pekinit, e folur nga më shumë se 730 millionë njerëz) 茶, shqiptuar ‘cha’.
Kur portugezët sollën çajin në Evropë, ata e kanë huazuar fjalën nga rajonet kantone të Kinës më 1550, ndërsa rrugët holandeze tregtare huazuan fjalën ‘ta’ ose ‘te’nga kinzeishtja tradicionale.