Trump vs Clinton/ Mediat mbështesin Clinton

0
227

Këto presidenciale kanë patur mbështetjen më të njëanshme në historinë e zgjedhjeve amerikane. Hilari Klinton ka marrë mbështetjen e një numri të lartë të mediave vendase dhe ndërkombëtare, kurse Donald Trump vetëm të tetë prej tyre. Disa prej bordeve redaksionale kanë paralajmëruar edhe votuesit kundër vënies në detyrë të Trump. Në studim janë përfshirë vetëm të përditshme dhe të përjavshme me tirazh mbi 20 mijë kopje.

“Shpresa e madhe e amerikanëve”, ka shkruar në kopertinën e saj e përjavshmja presitigjioze britanike, “The Economist”, referuar këtu kandidates demokrate për presidente Hilari Klinotn. Porteti i saj jo rastësisht është i dizenjuar në gishtat që simbolizojnë shpresën, teksa në artikullin e gjatë analitik shpjegon pse amerikanët duhet të zgjedhin ish-sekretaren e shtetit.

Zgjedhja nuk është e vështirë, shkruan “The Economist:, pasi sipas saj fushata ekektorale ka treguar më së miri se kandidati republikan Donald Trump do të ishte një President i tmerrshëm. Ndërkohë media të tjera amerikane dhe ndërkombëtare të gjitha kanë treguar politikat e tyre editoriale në mbështetje të njërit apo tjetrit, te cilat sigurisht që kanë patur një dikim të madh.

Megjithatë këto presidenciale kanë patur mbështetjen më të njëanshme në historinë e zgjedhjeve amerikane.

Hilari Klinton ka marrë mbështetjen e një numri të lartë të mediave vendase dhe ndërkombëtare, kurse Donald Trump vetëm të tetë prej tyre.

Disa prej bordeve redaksionale kanë paralajmëruar edhe votuesit kundër vënies në detyrë të Trump. Klinton ka marrë mbështetjen e mbi 80 gazetave gjatë zgjedhjeve paraprake demokrate, dhe dhjetra bordet editoriale kanë përsëritur bindjen e tyre se ajo duhet të jetë Presidentja e ardhshme dhe jo Trump.

Pavarësisht skandalit të emailve dhe hetimit të nisur nga FBI, Klinon ka kryesuar mbështetjen mediatike, teksa akuzat ndaj Trump për fyerje të grave ndikuan edhe më shumë në sulmin ndaj tij. Në studim janë përfshirë vetëm të përditshme dhe të përjavshme me tirazh mbi 20 mijë kopje. Por ka edhe media që janë më neutrale, të cilat mendojne ndryshe si psh “The Sun”, që në numrin e sotëm shkruan “Kushdo që të fitojë, Amerika humbet”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here