De Biasi: Të përqëndrohemi tek Izraeli, është ndeshja më e rëndësishme për Shqipërinë

0
190

Për Giani De Biasi-n e gjithë vëmendja duhet të përqëndrohet tek ndeshja me Izraelin dhe se ka prioritet zënien e vendit të tretë në grup.

Gjatë takimi të përvishtëm të Shoqatës Europiane të Trajnerëve që zhvillohet në Komo të Italisë, eveniment ntë të cilin marrin pjesë 200 trajnerë, trajneri italian tha se ai e ka mësuar ekipin e tij të përqëndrohet në objektivin e radhës.

De Biasi: “ Izraeli është ndeshja më e rëndësishme për Shqipërinë dhe aty duhet të jemi të përqendruar. Është rivali ynë direkt për vendin e tretë në grup. Ky është një objektiv mjaft i rëndësishëm, pa anashkaluar që më pas të realizojmë edhe diçka më tepër.”

Tekniku i Kuqezinjve gjithashtu tha se ai shihte si arritje vendin e tretë pasi përballë dy skuadrave të klasit botëror si Italia dhe Spanja vështirë se mund të kërkosh më shumë.

De Biasi: Vendi i dytë është i vështirë sepse Spanja dhe Italia kanë më tepër cilësi. Spanja është më superiore se të gjitha ekipet e grupit, ka eksperiencë të madhe ndërkombëtare dhe kualitet. Italia ka lojtarë të fort në mbrojtje, me Buffon, Kielinin, Bonuçin e Barzjaljin. Gjithashtu nëse rikuperohet maksimalisht edhe Markizio që ka nisur të luajë, do të jetë një bllok solid i Juventusit që do ti japë më tepër cilësi ekipit. Përsa i takon Shqipërisë, ne nuk duhet të harrojmë atë që na ndihmoi të kualifikoheshim në Kampionatin Europian, pra të jemi të vetëdijshëm te kualiteti ynë, të luajmë në mënyrë jo egoiste dhe të jemi gjithmonë aty për të ndihmuar njëri-tjetrin.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here