Në ishullin indonezian Sulawesi, njerëzit e fisit Toraja besojnë se një person nuk është me të vërtetë i vdekur (edhe pse ka ndërruar jetë), derisa një buall të sakrifikohet në funeralin e tij, që do t’i shërbejë si mjet për në jetën e përtejme.
Por deri sa kjo të ndodhë, trupat mund të mbahen në shtëpinë e familjes për disa javë, muaj apo vite, si dhe të ushqehen dhe kujdesen njësoj sikur të ishin gjallë.
Disa Torajans i vazhdojnë marrëdhëniet e tyre me të vdekurit nëpërmjet një ceremonie, një lloj “funerali i dytë”, në të cilin familjet i nxjerrin nga varret paraardhësit e tyre çdo disa vjet për t’ua ndryshuar rrobat dhe për t’i pastruar.